Zona e Thethit e mbërthyer nga bora, por rruga është e kalueshme

Rruga për në fshatin turistik të Thethit është e hapur, për turistët që dëshirojnë ta vizitojnë atë në këto dimri të mbuluar nga bora.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau një video nga pastrimi i rrugës nga katër borëpastrueset që janë në aktivitet të plotë.

Balluku i bën apel turistëve të vizitojnë bukuritë mahnitëse të Thethit si dhe vendet e tjera të Shqipërisë. “Në krye të detyrës, Thethi i hapur nga borëpastrueset e reja. Vizitoni Shqipërinë në çdo skaj”, thekson ministrja Balluku.

Hapja e rrugës së Thethit nga dëbora u bë e mundur që më 28 dhjetor të 2021, ndërkohë që vijon të jetë e kalueshme.

Për kalimin në këtë rrugë këshillohet që të përdoren goma dimërore dhe zinxhirë, pasi nga prania e akullit ka rrezik në lëvizjen e mjeteve.

SHKARKO APP