Zona e Xhamllikut me rrjet të ri ujësjellësi

Banorët e zonës së Xhamllikut në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve po vijon punën për investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Telo Ndini”, një investim nga i cili përfitojnë dhjetëra familje.

Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur një furnizim me ujë, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe shërbim cilësor për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre katër viteve, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?