Zona shengen, 15 mijë shqiptarë të deportuar në 2 vite
Sipas një raporti të fundit, në 2 vitet e fundit 15 mijë shqiptarë janë deportuar nga zona shengen. Ndaj tyre është vendosur edhe ekspuls (ndalim hyrje në shengen për disa vite). Holanda, Franca dhe Belgjika janë 3 shtetet kryesore që vendosin më shumë ekspulse ndaj shqiptarëve.
Azili dhe rrezikshmëria për sigurinë publike janë arsye të tjera që po penalizojnë shqiptarët. Në rast se një person udhëton sërish jashtë vendit, policia kufitare do i kërkojë vërtetimin që është i pastruar në Europë.
Në Tiranë janë shtuar zyrat e avokatisë që merren me fshirjen e tyre.