Zona “Shengen”, me ripërcaktimin e kufijve jashtë Greqia, Italia e Spanja

 

Një lajm jo shumë i mirë për lëvizjet e shqiptarëve. Dy nga vendet ku ndodhen më shumë shqiptarë dhe që lëvizin gjerësisht, Greqia dhe Italia, pritet të dalin nga zona Shengen.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Belgjikës po shqyrtojnë një plan sekret për ri-përcaktimin e kufijve të zonës Shengen, pas krizës së emigrantëve. 

Me liderët e Holandës dhe Luksemburgut, ata synojnë të krijojnë të ashtuquajturin “Shengeni i Vogël”, ku nuk do të bëjë pjesë: Greqia, Italia, Spanja dhe vendet e Lindjes, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria.

Plani parashikon edhe vendosjen e kontrolleve sistematike të pasaportave, për të krahasuar emrat e të gjithë të ardhurve me ata, që janë përfshirë në listat e terroristëve, çka do të shtojë radhët në pikat e kontrollit.

Këto pesë vende eleminuan të gjithë kontrollet mes tyre, 20 vjet më parë, por numri i vendeve anëtare të Shengenit është shtuar. Jashtë saj janë këto vende anëtare të BE-së si; Britania e Madhe, Irlanda, Qipro, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, si dhe vendet që janë jashtë unionit, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshteini.

Zvogëlimi i Shengenit u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Drejtësisë së BE-së, siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”.

SHKARKO APP