Zonat e Tiranës që sot dhe nesër do jenë pa energji elektrike
OSHEE bën me dije për abonentët në Tiranë se për shkak të remontit në kabina, për fuqizimin e rrjetit elektrik në kryeqytet, në datat 30-31 maj do të punohet në disa zona, duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në datën 30 maj njoftohet se do të mbeten pa energji elektrike rrugët “Besim Daja”, “5 Maji” pranë Medresesë dhe “Rruga e Dibrës” pjesërisht. Gjithashtu dhe rruga “Jorgji Kushi”, zona pranë kthesës së Kamzës. Kjo shkëputje do te vijojë në orarin 09:30-15:00.
Ndërsa në datën 31 maj sipas orareve, 10:00-12:00 do të ketë shkëputje të energjisë zona Laknas dhe pjesërisht zona Domje dhe 09:00-16:00, pjesërisht rrugët “Mati Logoreci”, “Marin Barleti” dhe “Gëzim Kaceli”.
KOHA JONË SONDAZH

