”Zonat policore”, urdhi për kapjen e kriminelëve

Aksioni i Policisë së Shtetit për parandalimin e krimeve, kapjen e autorëve dhe kriminelëve, po vazhdon dita ditës. Këtë herë një urdhër i ri, pritet të vë pas hekurave personat e lidhur me krimin. Drejtoritë dhe komisariatet në të gjithë vendin kanë marrë urdhër nga Tirana për organizimin e ri, ”Zonat Policore”.

Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm, kërkon kapjen e personave të lidhur me krimin dhe rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal. Po ashtu do te identifikohen edhe personat që lëvizin me mjete të blinduara. Një urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dërguar drejtorive në qarqe, por edhe komisariateve, i kërkon strukturave të krimeve të evidentojë situatën në territorin që mbulojnë, nisur edhe nga organizimi i ri me të ashtuquajturat “zonat policore”.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu shpreh pakënaqësinë me rezultatet e deritanishme dhe i kërkon strukturave të punojnë me prioritet për kapjen e personave në kërkim, atyre për të cilët ka informacione që mbajnë armë, rifreskimin e listave të kontingjentit kriminal, por edhe identifikimin e personave që lëvizin me automjete të blinduara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një operacion i ngjashëm për makinat e blinduara u zhvillua dhe në vjeshtë të 2017-es por shumica dërrmuese e automjeteve që u bllokuan iu kthyen sërish pronarëve. Kushtet që një individ të marrë autorizim nga policia për përdorimin e një mjeti të blinduar janë shumë strikte, ndaj sipas burimeve, ka dyshime se personat me probleme të përfshirë në aktivitete kriminale, përdorin edhe automjete të shoqërive private të sigurisë fizike për të lëvizur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundmi 5 makina të blinduara u bllokuan në Shkodër pas ndërhyrjes në dy lagjet problematike të qytetit. Mjetet dyshohet se nuk kishin asnjë dokumentacion ndërkohë që po hetohen edhe procedurat e futjes së tyre në Shqipëri.

Çfarë janë zonat policore?

Në të gjithë territorin e një bashkie, pra territorin që mbulon një Komisariat, do të ndahet në disa zona policore dhe brenda çdo zone policore do të jetë edhe oficeri i policisë në komunitet që komunikon në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarin, do të jetë dhe patrulla, ajo që lëviz gjatë gjithë kohës që vëzhgon, që kontrollon territorin dhe që krijon një lloj sigurie për njerëzit që janë natyrisht në lëvizje dhe së treti do të jenë oficerët e Policisë Kriminale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?