Zonat turistike të Korçës mbulohen nga bora

Reshjet e borës që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës, fshatrat turistikë Dardha dhe Voskopoja të mbulohen nga bora.

Sipas zyrtarëve te autoritetit lokal të rrugëve nacionale, nuk paraqiten probleme për sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështirës.
Prej orëve të para të mëngjesit kontraktorët po punojnë me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?