Zoran Zaev përshëndet në shqip Kongresin e PS: E keni mbështetjen tonë
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka përshëndetur sot Kongresin e PS. Video eshte shperndare permes rrjeteve sociale nga sekretari i pergjithshem i PS, Taulant Balla. Ne video Zaev shpreh ne gjuhen shqipe mbeshtetjen per Shqiperine.
“Të dashur socialistë, i dashur shoki Edi. Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta! Jemi dy vende të ndryshme por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike. Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe evropiane.
Megjithatë po ecim me guxim dhe vendosshmëri drejt integrimit. Kjo është arsyeja pse në mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim! Jam i bindur se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit, dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët tanë.Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje. E keni mbështetjen tonë.” deklaron Zaev në videon e transmetuar në kongresin e PS.