Zotërinjë ministra, ish-ministra, deputetë e zyrtarë shqiptarë ! Shikojeni këtë prokuror amerikan !

 

 

Zotërinjë politikanë të korruptuar !

Ky është Gjon Juncaj prokurori amerikan, i cili prej një jave po asiston ne njësinë task- force ne Prokurorinë e Krimeve te Renda. Juncaj u prezantua pak ditë më parë në këtë institucion si ekspert i misionit amerikan që asiston drejtësinë shqiptare OPDAT.

Ai ka tashme nje zyre ne Prokurorinë e Krimeve te Renda dhe do te asistoje ne çështjet qe po heton kjo njësi qe ka ne fokus hetimin e zyrtareve te larte. 40-vjeçari është një shqiptaro-amerikan nga Miçigani. Prindërit e tij kane emigruar ne Amerike ne vitet ’60 nga Shqipëria.

Prej afro 15 vjetësh, Juncaj shërben pranë Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme në zyrat e këtij departamenti, që prej vitit 2001. Për më shumë se 5 vjet, ai ka punuar si asistent pranë prokurorit federal të Miçiganit.

Ndërsa prej gushtit ai është në Shqipëri si këshillues ligjor dhe sërish si përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë. Ai ka studiuar Shkenca Politike dhe Drejtësi në dy universitete amerikane dhe ka përfaqësuar SHBA-në në çështje gjyqësore kryesisht mbi pastrimin e parave apo mashtrime me skema të sigurimit shëndetësor.

Aktualisht, ne njësinë antikorrupsion janë pesë prokurorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë trajnuar për vite me radhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç prokurorit federal që asiston njësinë antikorrupsion, policisë shqiptare do t’i bashkohet edhe një ekspert i FBI-së, i cili do të asistojë në krijimin e Byrosë Federale të Hetimit.

Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla i ka dhënë grupit të hetimit ,ku është edhe prokurori amerikan, kompetenca të forta për të hetuar politikanët e zyrtarët me të rëndësishëm dhe për të bërë arrestime pa iu dridhur syri. Priten së shpejti arrestime të bujshme.

SHKARKO APP