Zv. ambasadori i OSBE-së në mbrojtje të Teatrit: Jam mbështetës i objekteve kulturore në Tiranë

Zv.ambasadori i OSBE Robert Wilton ka qenë dje i pranishëm në Teatrin Kombëtar, nga ku ka shprehur mbështetjen e tij për objektet klasike dhe elegante të Tiranës.

Në një intervistë për Fax News, zv. ambasadori ka folur edhe për shfaqjen e luajtur në teatër, ku u shpreh se “kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje.”

“Kanuni i femrave’ ka qenë një shfaqje e mahnitshme për mua, shumë interesante, me një peshë shumë të fortë. Ruante rrënjë shumë të forta të kombit dhe trajtonte rolin e grave përsa i përket Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ka qenë diçka tepër kontroverse dhe prekëse. Madje edhe sot, në botën tonë moderne jemi duke u ballafaquar me mungesën e të drejtave të grave, me ngacmimet ndaj grave. Pra kurrë nuk është vonë për të reflektuar, në një mënyrë aq të fortë, aq artistike, për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shfaqje shumë e thjeshtë, klasike. Pa ngarkesa në skenografi dhe fustanet e thjeshta, ngjyrat po ashtu. Këta elementë shumë të thjeshtë kanë krijuar diçka esenciale dhe shumë të fortë. Secili nga ne duhet të reflektojë rreth performancave të tilla, rolin e gruas në vetvete, për mënyrën se si shoqëria jonë trajton gratë. Përgjithësisht jam tifoz i kulturës së Shqipërisë, të shqiptarëve edhe për objektet klasikë e elegant të Tiranës. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe të shfaqja besimin tim në çështjet esenciale të barazisë gjinore”.

Swiss Digital Mobile Reklama
ZV.AMBASADORI I OSBE NE TEATER: MBESHTES OBJEKTET KULTURORE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?