Zv.ambasadori i SHBA-së, takon kryepolicin: Ndihmë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

Zv/ambasadori i SHBA0sl në Tiranë, Demian Smith, i shoqëruar nga Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley, zhvillua një vizitë në Policinë e Shtetit. Ata u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumullaku. Në fokus të takimit ishin vlerësimi dhe forcimi më tej i marrëdhënieve shumë të mira dhe strategjike, mes Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane, policisë dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.

Demian Smith e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për pritjen dhe për marrëdhënien e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe i ofroi atij, mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e siguroi për ndihmë nga SHBA, për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm, e vlerësuan partneritetin si formën më të mirë që i shërben rritjes së parametrave të sigurisë së jetës dhe të biznesit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe u dakordësuan që ky partneritet të zgjerohet akoma më shumë në të ardhmen, duke shtuar skuadrat hetimore të përbashkëta dhe shkëmbimet e informacioneve, me qëllim zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e kimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

SHKARKO APP