Zv.ambasadorja e SHBA: Brezi i gjyqtarëve të korruptuar do largohet

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të magjistratëve, zv.ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones tha se brezi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar do largohet së shpejti dhe magjistratët e rinj janë fytyra e ndryshimit. Ajo tha se SHBA do vazhdojë me  përkushtimin ndaj shtetit ligjor është i palëkundur.

“Lajmi i mirë është se brezi i të korruptuarve do të largohet së shpejti. Ju jeni e ardhmja e drejtësisë. Disa nga paraardhësit tuaj kanë pasur sjellje jo të mirë etike. Ju përfaqësoni fytyrën e ndryshimit dhe SHBA do vazhdojë të mbështesë drejtësinë dhe do dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor është i palëkundur. Po na shihni këtë ta bëjmë në çështjen Tahiri apo Shullazi. Ne nxisim politikën për të bërë pjesën e tyre që të bëjnë një sistem gjyqësor më të mirë. Ata duhet të punojnë më shumë dhe të bashkëpunojnë”- tha  zv.ambasadorja e SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?