Zv/dekani i ndërtimi i drejtohet kryeministrit për tërmetin, por shkarkohet

I tillë duhet të jetë akti i konstatimit që duhet të plotësojnë grupet e punës të cilat  po verifikojnë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo sipas Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulent e cila ja ka dërguar dhe kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Akti i konstatimit u hartua  pasi një grup specialistësh me përgjegjës ish zëvendësdekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj inspektuan situatën në qytetet e goditura nga lëkundjet sizmike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit dha detaje nga puna në terren dhe kërkesa drejtuar shefit të qeverisë e kreut të shtetit një ditë para shkarkimit nga detyra e zëvendësdekanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si Seranaj pati denoncuar dhe më herët në media dhe në këtë kërkesë  pasqyrohen disa prej problemeve të konstatuara pas  tërmetit të  26 nëntorit.

Ndër to renditet mungesa e një formulari të unifikuar, të dhënat kontradiktore për objektet e dëmtuara nga lëkundjet sizmike,  vakumi që ekziston sa i përket  aktivitetit të  institucioneve shkencore inxhinierike, mungesën e standardeve e normave të projektimit e zbatimit.

Ndërsa sugjerohet ngritja e një Autoriteti Teknik për Rindërtimin.

Ndërkohë Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë në emër të të cilës i është dërguar dhe kërkesa e kryeminsitrit ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e zëvendës dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj.

Ajo i kërkon Fakultetit të shprehet publikisht për arsyet e vendimit të marrë pa motiv./abcnews.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?