Zv.Guvernatorja e BSH: Zhvlerësimi i mëtejshëm i euros sillte deflacion
Zv/Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, flet ekskluzivisht për Ora News lidhur ecurinë e euros në tregun shqiptar.
Sipas saj, rënia e mëtejshme e monedhës europiane shkaktonte deflacion ndërsa rimëkëmbja më shumë efekt psikologjik.
Natasha Ahmetaj: Vumë re që niveli i kursit të këmbimit po shkonte në ato parametra që do të bëhej një pengesë serioze për arritjen e këtij objektivi. Madje mundej që në vitin e ardhshëm të vinte një periudhë që niveli i inflacionit mund të binte ndoshta dhe në territor negativ dhe mund të zgjaste ndoshta dhe për një tre mujor. Kjo do të thotë që ekonomia e gjithë të përkeqësohej. Kjo tendencë ishte parashikuar që mbështesnim mbiçmim të lekut por ky mbiçmim ishte në nivele të absorvueshme nga ekonomia reale dhe nuk krijonte shqetësim për inflacionin dhe ekonominë. Ishte larg këtyre niveleve.
Aurora Sulçe: Forcimi i euros që kemi parë dy ditët e fundit ka ndodhur për shkak të ndërhyrjeve tuaja apo dhe efektit psikologjik?
Natasha Ahmetaj: Gjithashtu dhe në këtë rast kemi efektin psikologjik që njerëzit e kanë kuptuar ndoshta dhe janë ndërgjegjësuar që nuk ka arsye pse të ketë një mbiçmim aq të shpejtë të lekut.
KOHA JONË SONDAZH

