Zv.kryeministri italian: Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete (VIDEO)

Zëvendës-Kryeministri italian Luigi Di Maio, është shprehur se “Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën”. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale. Një ditë më parë, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, bëri me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

“Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE-së. Por, për mua është shumë më Euriopë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.

Ai i njeh meritat dhe Iralndës për ndihmën në marrjen e disa prej emigrantëve në anijen e bllokuar nga roja bregdetare italiane, si dhe Kishës, që siç shprehet, “na ka ndihmuar në këto situata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emigrantët janë bllokuar në portin siçilian në Catania në anijen Dicitoi që nga e hëna, pasi qeveria italiane nuk po i lejon të zbarkojnë, pa marrë premtime nga vendet e Bashkimit Evropian se do të marrin disa prej tyre. Emigracioni është një çështje e nxehtë në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?