Zv/kryeministri italian Tajani: Shqipërinë e presim në BE para 2030

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani thotë se Shqipëria është partnere strategjike për ta dhe se shprehur dëshirën që të shoh vendin tonë pjesë të BE-së para 2030.

“Italia e konsideron Ballkanin Perëndimor si prioritet të politikës sonë të jashtme dhe ne jemi absolutisht në favor të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE duke filluar nga nga Shqipëria. Shpresojmë që kjo të ndodhë para vitit 2030″, theksoi ai në Farnesina, në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

“Në frontin e migracionit, në veçanërisht në Rrugën Ballkanike, me Shqipërinë kemi tashmë një bashkëpunim. Ne duhet të luftojmë trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët janë të njëjtë si trafikantët e drogës dhe të armëve. Ne po punojmë shumë me policinë tonë financiare dhe forcat shqiptare të rendit, por ne duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin’’, tha më tej.

SHKARKO APP