Zv.Kryeministrja, Mesi: Varfëria nuk luftohet me ndihmë ekonomike, por me punësim

Varfëria nuk luftohet me ndihmë ekonomike por me punësim, pasi skemat e zgjatura të ndihmës ekonomike janë parakusht për të rënë edhe më shumë në varfëri. Kështu deklaroi të enjten në Kuvend, zv/kryeministrja Senida Mesi, gjatë debatit për skemën e re të ndihmës ekonomike.

“Ndihma ekonomike nuk mund t’u jepet më atyre që kanë miq e kushërinj në parti a në bashki, por do t’u jepet vetëm më të varfërve dhe ndërkohë punësimi dhe vetëm punësimi është alternativa që do t’i ofrohet kujtdo që nuk e përfiton më ndihmën, apo që është fizikisht i aftë për punë”, tha Mesi.

Ajo akuzoi opozitën se po përdor varfërinë për qëllime politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një dallim themelor mes shqetësimit tonë për këto familje dhe atij të opozitës. Ne synojmë gjithëpërfshirjen e tyre në jetën ekonomike të vendit, kemi reforma për të nxjerrë nga kjo situatë familjet në nevojë”, tha Mesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, ka qenë kjo opozitë që na ka lënë sot një shtet me pabarazi sociale, mungesë ligjesh dhe të së drejtës, dhe sot baltos Shqipërinë kudo. Punësimi mbetet qëllimi kryesor i kësaj qeverie, tha Mesi, duke shtuar se:

“Po punojmë për t’i riaftësuar këta persona në tregun e punës, ndërsa opozita e instrumentalizon situatën. E turpshme të bëhet politikë me varfërinë. Qasja jonë është aftësim dhe punësim për shtresat në nevojë, për ato që kanë mundësi të jenë nesër fuqi pune. Ndihma ekonomike është një instrument i përkohshëm dhe nuk e zgjidh problemin në një periudhë afatgjatë”, shtoi Zv/kryeministrja Senida Mesi.

Ajo akuzoi opozitën se e ktheu varfërinë në institucion.

/Ata

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?