Zv/kryetari i Bashkisë Kukës ironizon kandidatin e PD-së: ”Djali i Lumës” ka harruar përbërjen e vendlindjes

Zv/kryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana ka reaguar pas zyrtarizimit që doktor Admir Sinameti është kandidat i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, dhe ironia është pasi në një postim është përmendur që Sinameti është djali nga fshati Lumë. Sipas Gjanës, PS-ja punon për të gjithë njësitë që janë 14 dhe se kandidati njeh vetëm fshatin Lumë.

Postimi i plotë

Bashkë me kandidatin (në tentativë) e non-gratës, tashmë edhe PD-ja jozyrtare, po rrëshqet në humbjen e logjikës e arsyetimit, duke treguar që territorit të Kukësit nuk i njohin asnjë centimetër të saj krahinor.

Me përmendjen e Lumës, djalë i Lumës dhe vetëm Lumës, a thua se Kukësi është vetëm Lumë, me gjithë respektin për këtë zonë. Çdo ditë e më shumë po ofendojnë rënd kuksianët e zonave të tjera, që janë zona shumë të nderuara. I marrosur shumë pas vetës “djali i lumës” ka harruar përbërjen e vendlindjes së tij.

Bashkia e Kukësit është një rreth që përbëhet nga 14 Njësia Administrative, me zona e krahina të larmishme në kulturë, arsim, turizëm, gastronomi, etnokulturë e dialektikë.
Nga çdo njësi kanë dalur, po dalin e do dalin, njerëz të respektuar, të ditur, të arsimuar të cilët në çdo kohë na kanë bërë e na bëjnë krenar në çdo vend ku ata jetojnë.

Duke u marrosur pas delirit të madhështisë, fallsifikatori i raporteve të të vdekurve, mashtruesi serial i partisë pa vulë, ka vendosur të mos njoh Kukësin e Njësitë e tij. Me 14 Maj vijojmë punën e nisur për zhvillimin e Kukësit tonë.

SHKARKO APP