Zv.ministrat e Brendshëm me zyrtarin gjerman: Masat për azilin dhe ”Forca e Ligjit”
Deputeti gjerman, Metin Hakverdi, anëtar i Komitetit për Çështjet e BE-së në Parlamentin gjerman (Bundestag), u prit sot nga zv.ministrat e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj.
Zv.ministri Lamallari i prezantoi deputetit gjerman reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në fushën e rendit dhe sigurisë. Duke folur rreth dokumentit të prioriteteve të Ministrisë së Brendshme, ai u ndal veçanërisht në një prioritet shumë të rëndësishëm që është lufta kundër krimit të organizuar dhe rezultatet e sukseshme të Operacionit ”Forca
e Ligjit”.
z.Lamallari përmendi dhe masat e ndërmarra me qëllim adresimin e fenomenit të azil kërkimit të parregullt, të cilat kanë ndikuar në uljen e ndjeshme sipas raportimeve të EUROSTAT.
Në vijim ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha, u ndal te kontributi konkret dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me Gjermaninë.
Në fjalën e tij, zv.ministri Hodaj bëri një prezantim të procesit të Vetting-ut në Policinë e Shtetit dhe rezultateve që pritet të japë ky proces. Më tej, u ndal te Akademia e Policisë dhe te modeli ku synohet të arrihet, me qëllim rritjen cilësore të trupës së Policisë së Shtetit.
Deputeti gjerman Metin Hakverd,i vlerësoi arritjet e prezantuara në fushat e rendit dhe sigurisë si dhe vuri në dukje energjinë dhe përpjekjet e Shqipërisë në përballjen me këto sfida. Në këtë takim ai shoqërohej edhe nga Drejtori i Fondacionit “Fridrich Ebert”, z.Wulf Lapins.
KOHA JONË SONDAZH

