Zv.ministri grek: Bizneset greke duan të investojnë në Shqipëri
Zv/ministri i Jashtëm grek, Konstantinos Fragkogiannis ka zhvilluar një vizitë në Tiranë ku ka marrë pjesë në një forum, të organizuar nga Dhoma e e Tregtisë së Athinës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim, me ambasadën greke në vendin tonë.
Gjatë një interviste për ”Euronews Albania”, ai foli për raportin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, për situatën e investimeve dypalëshe, për përmirësimin e infrastrukturës ekonomike që do të bëjë të mundur shkëmbimin më të mirë të mallrave dhe lëvizjen e njerëzve, si dhe bashkëpunimin dypalësh rajonal në kuadër të situatës gjeopolitikë në Ballkanin perëndimor. Ai theksoi se bizneset greke ka interes për të investuar në Shqipëri jo vetë në sektorë ku tashmë ka një traditë siç është turizmi apo transporti detar, por edhe në fusha te tjera si farmaceutika dhe në veçanti energjia.
”Ka tashmë një bashkëpunim të mirëvendosur mes komunitetit të biznesit grek dhe atij shqiptar. Greqia është ndër investitorët kryesorë në vend dhe ne kemi një traditë në turizëm dhe transportin detar, por ka sektorë të rinj të ekonomisë ku do të donim të angazhoheshim më shumë në një lloj partneriteti me komunitetin e biznesit shqiptar. E kam fjalë për sektorin e TIK, farmaceutikën, shkencat e jetës, teknologjinë e lartë, energjinë në veçanti në të cilën ka shumë për të bërë në këtë moment kur energjia është kaq e rëndësishme në rajon”, theksoi ai.