Zv.ministri i Brendshëm: Grupi i Shkodrës u godit nga autoritetet shqiptare

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zbuluar detaje për operacionin ‘Oaz’, ku u arrestuan 11 persona si pjesë e një bande kriminale, pjesë e së cilës ishte edhe Safet Bajri, i njohur si i ‘forti’ i Shkodrës. Zv.minsitri tha në për “News24”se operacioni është tërësisht meritë e autoriteteve shqiptare, konkretisht Policisë dhe Prokurorisë.

Ai tha se hetimet për ketë grup kanë nisur që prej 6 muajsh dhe ka pasur bashkëpunim me Holandën për identifikimin e  pjesëtarëve të grupit.

Sa i përket Enver Bajrit i cili është në kërkim dhe nëse ka pasur dekonspirim në operacion, Besfort Lamallari u shpreh se hetimet vijojnë dhe do arrestohet edhe ai. Ndërsa për ish portierin e Vllaznisë Armir Grima, zv.ministri tha se ai nuk ishte viktimë, pasi trukonte ndeshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?