Zv/ministri i Jashtëm grek dhe ambasadorja në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë

Festa Kombëtare e Greqisë po përkujtohet sot me një ceremoni përkujtimore në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.

Të pranishëm në ceremoni është ambasadorja greke Sofia Pilpopullo dhe Zv ministri i Jashtëm grek Andonis Dhiamataris.

Rreth 200 shtetas grek janë të pranishëm në manastirin e Këlcyrës dhe policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e ceremonisë, informon gazetarja e RTV Ora, Entiola Bundo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në varrezat e Këlcurës prehen eshtrat e 650 ushtarëve grekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?