Zv. ministri i Shëndetësisë: ISHP-ja mund të ruajë 200 mijë vaksina, s’ka rëndësi nga vijnë
Në një intervistë për Ora News, zv. ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla u shpreh se aparaturat në ISHP mund t ë ruajnë deri në 200 mijë vaksina.
Ai tha se 2000 vaksina i marrim pas pak ditës, 3700 në javën e tretë dhe 10700 gjithsej dhe 30 mijë të tjera në shkurt.
Nikolla: Pranë ISHP-së janë aparaturat e nevojshme për të ruajtur vaksinat. Aparaturat tona mund të ruajnë deri në 200 mijë vaksina. Ne kemi kontakte për vaksinat me disa kompani. Nuk ka rëndësi të dihet se cili është që solli vaksinën nga BE-ja. Unë habitem pse kapeni pas kësaj. Qeveria Rama kërkon që të vaksinojë njerëzit, ndërsa ju kërkoni se kush e ka dhënë.
2000 vaksina i marrim pas pak ditës, 3700 në javën e tretë dhe 10700 gjithsej dhe 30 mijë të tjera në shkurt. Këto dalin për gjithë operatorët sanitarë dhe për të filluar me personat e sëmurë dhe pleqtë. Vaksinimi do të vazhdojë edhe pas 25 prillit. Në shkurt do të fillojë faza tjetër e vaksinimit.
Ky proces ka shumë dinamika dhe ka persona që duan ta bëjnë vaksinën, por ata që e kanë kaluar nuk janë prioritet për ta bërë vaksinën. Janë edhe ata që e kanë kaluar virusin dhe nuk janë raportua në strukturat spitalore.