Zv/ministrja: Deri tani 700-800 persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini thotë se prania e variantit britanik të Covid-19 është zbuluar përmes ndihmës së Institutit të Shëndetit Publik në Ankara të Turqisë. Nga ana tjetër, ajo deklaroi se mes të prekurve janë dhe 3500 fëmijë ku vetëm 165 prej tyre janë trajtuar në kushte spitalore.

“Janë raste që nuk kanë shfaqur shenja, por janë zbuluar nga ndjekja e rasteve të familjarëve. Pjesa më e madhe kanë qenë asimptomatike, një pjesë shumë e vogël rreh 165 raste kanë kërkuar trajtim spitalor. Asnjë moshë nuk nënvlerësohet sa i takon shfaqjes së shenjave klinike”,-tha për ”Euronews Albania”.

Vendimi më i fundit i qeverisë për të nisur negociatat për marrjen e vaksinave ruse dhe kineze, tha zv/ministrja e Shëndetësisë vjen për faktin se kërkohet imunizmi sa më i shpejtë i popullsisë. Ndërkohë deri tani ajo konfirmoi se janë 700-800 persona që kanë marrë dy të dozat e vaksinës Pfizer.

”Sot jemi më 11 mars dhe jemi dy muaj nga nisja e procesit të vaksinimit. Brenda kësaj jave përfundon vaksinimi i të gjithë personelit shëndetësor në nivel kombëtar. Shifra përvijon drejt vlerave 700-800 individë”.

SHKARKO APP