Zv. ministrja e Arsimit: Provimet e maturës do të realizohen, testi do të jetë i reduktuar
Nina Guga zv. ministrja e Arsimit, e ftuar në emisionin “Arena’ nga Dritan Hila në RTV ORA, tha se ministria po përpiqet që ta mbyllë këtë vit shkollor pa e djegur.
Guga sqaroi se të gjitha maturantët që po mësojnë online janë duke përgatitur për provimet e maturës me programet orientuese mësimore.
Ai theksoi se programi orientues është i reduktuar nga përmbajtja dhe volumi.
Guga: Meraku jonë është që të mbyllim një vit shkollor dhe të mos ua djegim këtë vit, sepse pjesa më e madhe e temave është bërë deri në mars, qoftë edhe më mësimin online. Prandaj mendojmë se do ta kemi të fituar këtë vit shkollor për nxënësit. Meraku tjetër është matura shtetërore, duke qenë se këta maturantë u ndodhën në këtë situatë, mendojmë se edhe provimet e maturës do t’i realizojmë. Nëse do të rikthehemi në bankat e shkollës qoftë për pak kohë, ne për maturantët do të përqendrojmë të gjithë punën tonë që ata të përforcojnë katër lëndët që do të jenë në provimet e maturës. Të gjitha maturantët që po mësojnë online janë duke përgatitur për këto provime me programet orientuese mësimore, që nënkupton klasat 10, 11 dhe 12. Ky program orientues është i reduktuar nëse do të flasim për situatën normale. Ne i kemi të gjitha variantet se si do të jetë testi për maturën nëse kthehemi në shkollë dhe do të jetë i reduktuar nga përmbajtja dhe volumi.