Zv.ministrja e Brendshme: “Peshqit e mëdhenj” janë mbrapa hekurave
Lista e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj” ka përfunduar pas hekurave. Kështu deklaroi këtë të enjte zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko. Ajo ishte e ftuar në televizonin ABC News, ku u pyet nëse policia ka kryer ndonjë goditje të fortë që janë mbështetur nga gjykata.
Sipas zv/ministres goditja ndaj grupeve kriminal është aty ku duhet të ishte megjithëse nuk është perfekte. “Nëse shihni listën e atyre që quhen si peshqit e mëdhenj të gjithë sot janë mbrapa hekurave. Në track rekord që dërgojmë në BE sekuestrimet janë disa fish. Grupet kriminale që kanë qenë skeduar janë goditur nga policia. Mund të themi që pjesa e aktiviteti goditës është aty ku duhet të ishte. Perfekte? Asnjëherë. Por ka një aktivizim dhe një të qenurit të fortë kundër këtij fenomeni”, tha zv/ministrja.
Problem sipas Kukos është fakti që eksponentët e krimit “hyjnë nga dera e komisariatit dhe dalin nga dera e gjykatës”. Në mënyrë që të finalizohet lufta ndaj krimit të organizuar, Kuko tha se duhet një ndërmarrje e gjerë mes disa aktorëve.