Zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: S’ka urdhër për mbylljen e spitalit Covid 4

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka hedhur poshtë lajmin për mbylljen e spitalit Covid 4. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, sqaroi se pavarësisht rënies së ndjeshme të numrit të shtrimeve, spitalet hapen dhe mbyllen me urdhra dhe nuk ka asnjë urdhër për mbylljen e spitalit Covid 4.

Rakacolli tha se politika kryesore e vaksinimit lidhet me grupmoshat dhe grupet e rrezikut. ”Ne do të vazhdojmë me mbarimin e grupmoshave mbi 70 vjeç dhe besoj që javën tjetër do të ulet grupmosha”,-tha zv. ministrja. Sa i takon imunitetit të tufës, ajo theksoi se kjo ndodh kur arrin imunitetin mbi 70% e popullsisë gjë që për momentin nuk është duke ndodhur në Shqipëri.

Sot u tha se nisur nga ulja e rasteve, u mbyll spitali Covid 4 i vendosur në mjediset e ish-Universitetit Kristal, por që do të jetë në gatishmëri në rast se situata rëndohet. Ditët e fundit shtrimet në këtë spital kanë qenë shumë të vogla dhe për këtë arsye autoritetet po mendojnë pezullimin e punës, por që gatishmëria do të vijojë të jetë e lartë nëse situata do të pësojë një përkeqësim të situatës. Gjatë muajve të dimrit, autoritetet spitalore dhe ekspertët vendosën të hapin dhe 3 spitale rajonale për trajtimin e pacientëve me Covid, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?