Zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: Vaksina do të jetë e garantuar

Shefja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëherësh edhe zv/ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bën me dije se vaksina do të jetë e sigurt dhe e garantuar.

”Vaksina që do të marrim do të jetë patjetër e sigurtë dhe do të ketë patjetër garancinë nga një nga agjencitë farmaceutike të mirënjohura, si FDA në Amerikë apo EMA në Evropë. Po përpiqemi në disa drejtime. E rëndësishme është që vaksina do të vijë brenda 3 muajve të parë të vitit që vjen”, deklaroi Rakacolli.

Në lidhje me mënyrën se si do të veprohet me shkollat, Rakacolli u shpreh se gjithçka do të varet nga situata që do të kemi në janar. ”Do të shohim në mesin e janarit sepse kjo pandemi na ka mësuar që nuk mund të bësh parashikime afatgjata”,- tha Rakacolli.

SHKARKO APP