Zv.ministrja greke: Gjuha e Ramës është shqetësuese

Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Greqi, Katerina Papakosta, është shprehur se Greqia ka detyrim të mbështesë minoritetin në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat fqinje, ajo dënoi reagimin e kryeministrit Rama për këtë ngjarje.

Greqia ka për detyrim të mbështesë dhe të kërkojë sqarime dhe të ndërhyjë për gjithka po ndodh. Fatkeqesisht kryeministri i Shqipërisë u shpreh me një gjuhë që nuk i shkon për shtat pozicionit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te jeni plotësisht të sigurt se pala shqiptare do të bëjë gjithcka që parashikohet nga rrethanat që minoriteti grek në Shqipëri të ushtroj gjithë të drejtat”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zv.ministrja Papakosta shtoi se prania e një mjeku grek ne ekspertizë është detyrim i shtetit të saj për minoritaret: “Eshte detyrim i shtetit grek të ketë mjek grek në ekspertizë dhe përfaqësues të palës greke në hetim. Më shqetëson gjuha me të cilën u shpreh publikisht kryeministri i Shqipërisë, më shqetëson shumë ky fakt. Greqia veproi sic duhet në deklaratë, me tone të ashpra. Nuk mund të themi ende ka qenë ekzekutim apo jo, pasi ngjarja është në hetim, në bashkëpunim me palën shqiptare”. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?