Zvarritja e procesit, Romeo Kara: Berisha tenton të jetë mbi ligjin. S’kanë dashur të thyejnë mitin
Juristi Romeo Kara, thotë se Sali Berisha po tenton të mitizohet mbi ligjin por në fund do të përballet me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe sipas tij do të trajtohet si i paraburgosur.
“Berisha tani do të trajtohet normalisht si i paraburgosur. Po luhet në fushë proceduriale për t’i shërbyer mitit të tij politik. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares nuk zë vend. Kjo gjyqtare guxoi. Avokatët e tij tani po lozin fortë nga ana proceduriale, kjo tregon se kanë një frikë dhe për statusin e Berishës. E presin një komunikim akuze dhe mund të kalojnë pastaj në shqyrtimin gjyqësor.
Mund të ketë shtyrje edhe ditën e shtunë, gjykata mund të marrë 48 orë kohë për ta shqyrtuar. Berisha s’mund të ketë më shumë të drejta se të tjerët të shtyhet pambarimisht. Maksimumi do të kërkohet 48 orë për të parë me gërma atë që do thuhet atje dhe do marrin vendimin. Në mesin e javës që vjen do ta kemi të zgjidhur këtë punë.
Nuk kanë dashur të thyejnë mitin Berisha, prandaj nuk e kanë zbatuar masën e parë të sigurisë. Impostohem në vendin e tij dhe duke njohur aktivitetin e tij dhe atë si person ai thotë po u katandisa ta mbroj veten në gjyq do të jem i humbur. Pra drejtësia po vret idhujt dhe po barazon njerëzit. Ai thotë me vete si mundet të më çojnë mua para drejtësisë. Ai nuk e pranon dot. Dhe në këtë koncept avokatët kanë qenë ta pafuqishëm për ti thënë bëj si themi ne. Është lojë proceduriale që nuk do i çojë askund”,-tha në ”Report Tv”.