FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërheqja zvarrë e protestuesit si në filmat horror, arrestohet roja private. Reagon edhe kompania…

Policia ka arrestuar rojën private të përfshirë në incidentin me një protestues në Zvërnec, ngjarje e ndodhur një ditë më parë dhe që ka sjellë reagime të shumta. Tërheqja zvarrë e protestuesit nga rojet private ishte si në skenat e filmave me skllaveri. Një veprim i tmerrshëm.

Ndaj numri një i policisë shqiptare nuk mund të heshte, pezulloi drejtorin e policisë së Vlorës dhe arrestoi dhunuesin e firmës private.

Paralelisht, për rastin ka reaguar edhe kompania që ka marrë përsipër zhvillimin e projektit në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sqaron në deklaratën e saj se kompania e sigurisë ishte kontraktuar për garantimin e ruajtjes së zonës private dhe se ajo dispononte licencat dhe autorizimet përkatëse. Megjithatë, pas shqyrtimit të materialeve filmike dhe të publikuara, kompania e konsideron sjelljen e rojës të papranueshme dhe njofton ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënies kontraktuale me këtë subjekt sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në reagim theksohet se në asnjë rast nuk janë dhënë udhëzime për veprime në kundërshtim me ligjin apo për cenim të të drejtave të qytetarëve. Kompania distancohet nga veprimet e ndodhura gjatë incidentit, duke nënvizuar se ndërhyrja ndaj një qytetari që ushtronte të drejtën e protestës jashtë territorit privat dhe përfshirja e tij brenda tij për përdorim force është e papranueshme dhe e dënueshme.

Gjithashtu, shoqëria shpreh keqardhje për ngjarjen dhe i bën thirrje institucioneve kompetente që të zhvillojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe transparent, si dhe të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Kompania deklaron se është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet dhe të gjitha palët e interesuara.

Në vijim, theksohet rëndësia e marrëdhënies me komunitetin lokal dhe angazhimi për komunikim më të ngushtë në të ardhmen. Ndërkohë, kompania shprehet se projekti i zhvillimit synon të respektojë standardet më të larta ndërkombëtare dhe të harmonizohet me natyrën dhe ekosistemin e zonës.

Nga ana tjetër, policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi 32-vjeçar me iniciale G. B., banues në Durrës, ndërsa dy persona të tjerë, A. G. dhe G. V., po hetohen në gjendje të lirë për përfshirje në ngjarje. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës, lidhur me menaxhimin e tubimit dhe masat e marra gjatë incidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?