Zvicra, çfarë shteti!

 

Kudo në botë luftohet për një mirëqënie me të mirë. Kudo ka greva, sherre, luftë, përplasje ,etj. Ndërsa në Zvicër mendojnë se si mund të rritin të ardhurat për çdo familje. Për gjashtë muaj, shtetasit e Zvicrës duhet të dalin në referendum dhe të votojnë nëse e mbështesin propozimin që edhe të punësuarit, edhe të papunësuarit të marrin nga shteti të ardhura mujore fikse prej 2.300 Euro për të rriturit, ndërsa pensionistët dhe fëmijët më pak.

Idea është që shtetasit ta përkushtojnë shumicën e kohës së tyre gjërave që vërtet u interesojnë, dhe jo tërë kohën të mendojnë për vendin e punës dhe si t’i përmbushin nevojat kryesore financiare dhe ato për ushqim.

Idenë e njëjtë e propozoi edhe qeveria e Finlandës, e cila paralajmëroi vendosjen e të ardhurave themelore për të gjithë shtetasit në shumë prej 800 Euro. Finlandezët shpallën që projekti duhet të fillojë në vitin 2017. Por, shteti i parë që zbatoi këtë projekt të quajtur “utopi komunistike” ishte Holanda. Për ta financuar këtë, Zvicrës do t’i duhet t'i rrisë tatimet e shtetasve më të pasur. Zviceranët, dy vitet e fundit refuzuan me referendum pagën minimale mujore prej 3.140 Euro si dhe kufizim të pagave të menaxherëve.

Kurse në Shqipëri luftohet për mbijetesën mujore, edhe për 100 euro! Zviceranët nuk pranuan poshtë 3140 euro në muaj.

SHKARKO APP