Zvicra: Ne e çuam Shqipërinë në Evropian

 

"Për Shqipërinë luajtën shtatë lojtarë, që janë rritur në Zvicër: Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji (Bazeli), Burim Kukeli, Berat Xhimshiti (FC Cyrih) dhe Amir Abrashi tek SC Frajburg".

Kështu shkruan gazeta më e madhe zvicerane, 'Blick', pas fitores së Shqipërisë në Armeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar më pas se kjo shkaktoi një gëzim të shfrenuar për shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Falë një fitoreje 3 me 0 ndaj Armenisë, ‘Shqiponja me dy krena’ është kualifikuar direkt për në Francë. Për herë të parë Shqipëria shkon në një raund final. Ndërkohë Armando Sadiku i Cyrihut hyri në lojë si zëvendësim. Dhe Arlind Ajeti e Ermir Lenjani ishin dy ‘zviceranë' të tjerë në stolin e rezervave. Gashi, Xhimshiti dhe Sadiku shkëlqyen si golashënues, duke e dërguar të gjithë Shqipërinë në eufori", cilëson gjithashtu kjo media e njohur në Zvicër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?