Zv/ministri Bahri Shaqiri: Investime në infrastrukturë për rajonin dhe qytetarët
Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri, ka marrë pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Transportit të Rajonit që u mbajt në Bruksel, në kuadër të Nismës së Observatorit të Transportit për Europën Juglindore , SEETO.
Takimi i këtij viti u organizua në kujdesin e Komisioneres së Transportit Violeta Bulc dhe Komisionerit për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerimin Johanes Hahn.
Zëvendësministri Shaqiri, tha se përmirësimi i infrastrukturës në vendet e Ballkanit, shërben jo vetëm për integrimin në Bashkimin Europian, por përmirëson shërbimet e transportit ndaj qytetarëve.
Zoti Shaqiri vlerësoi Procesin e Berlinit, që për Shqipërinë dha rezultate konkrete, ku në samitin e Parisit, u përzgjodh projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.
Duke u ndalur te tema e takimit “Përmirësimi i Sigurinë Rrugore”, zëvëndësministri Shaqiri tha se Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka ndërmarrë disa iniciativa ligjore, si forcimi i masave ndëshkuese për disa lloje shkeljesh të qarkullimit, dhe aplikimi i një sistemi të ri të lejeve të drejtimit, si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të sinjalistikës në akset kombëtare.
Megjithatë, ai nënvizoi se ka ende shumë për të bërë në përmirësimin e sigurisë rrugore, dhe në këtë kuadër Ministria e Transportit në Bashkëpunim me Bankën Botërore, ka filluar zbatimin e një projekti me vlerë 150 ml dollarë për 5 vitet që vijnë, që synon përmirësimin e sinjalistikës rrugore në akset kombëtare.
Z.Shaqiri theksoi angazhimin e Ministrisë së Transportit, për të përfunduar Traktatin e Komunitetit të Transportit, që synon krijimin e një infrastrukturë të integruar transporti dhe përmirësimin e operacioneve të transportit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me BE-në.
KOHA JONË SONDAZH

