Zyra të reja të aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti

Në qytetin e Librazhdit është hapur një pikë e re për aplikimet për pasaporta dhe kartat e identitetit, në ndihmë të qytetarëve. Bashkia e Librazhdit në bashkëpunim me kompaninë kontraktuese të prodhimit pasaportave dhe kartave të identiteti bëri të mundur që banorët të mos presin me orë të tëra por për të kryer një aplikim por të mund të përfundonin punë sa më shpejt.

“Nga dita e hënë banorët e njësive administrative Qendër, Lunik dhe Orenjë këtë shërbim së bashku konfirmimet nga Gjendja Civile do t’i marrin pranë godinës së Nënprefekturës në katin e dytë. Kjo gjë do të bëjë të mundur shmangien e radhëve të gjata dhe përfitimin e shërbimit sa më shpejt”,-bëjnë të ditur specialistët e bashkisë së Librazhdit.

Gjithashtu, bashkia e Librazhdit ka lajmëruar se ditën e hëne të dy zyrat e aplikimit dhe e gjendjes civile do të qëndrojnë të hapura nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

SHKARKO APP