Zyrtare/ Dr. Flori vdiq nga një mbidozë droge. Mosdhënia e ndihmës së shpejte mund të ketë ndihmuar në vdekjen e ti

Me anë të një komunikate të lëshuar një ditë më parë, policia konfirmon atë që ishte thënë paraprakisht nga ana e mjekëve.

Më datë 17 nëntor 2014, rreth orës 11:00, në Morgun e Tiranës është dërguar i vdekur shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes është përdorimi gjatë natës e një mbidoze lënde narkotike.

Materialet i kaluan prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Tiranës ndërkohë bën me dije se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe në ngarkim të një infermieri të Urgjencës së Tiranës, i cili akuzohet se nuk ka marrë masa për dërgimin e ambulancës bashkë me ekipin mjekësor për t’i dhënë ndihmë Doktor Florit.

Sipas policisë, dyshohet se mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur mund të ketë ndihmuar në vdekjen e tij. 

SHKARKO APP