Zyrtarë të PD në pranga, Isaj: Përpjekje për të qëndruar në pushtet
Përpjekje dëshpëruese të Kryeministrit Edi Rama, e cilëson kryetari i PD-së në Elbasan Eugen Isaj, arrestimin e zyrtarëve dhe mbështetësve të opozitës ditën e enjte. Ai ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së PD me 21 qershor. ”Gjatë këtyre ditëve ai ka shpartalluar gjithë institucionet e shtetit dhe i ktheu në funksion të vetes duke kapur gjithcka, policinë, drejtësinë, gjykatat, prokurorinë për ta pasur më të lehtë”.
Si kundër përgjigje ndaj arrestimeve Eugen Isaj ftoi qytetarët në protestën e 9 kombëtare që do të mbahet me 21 qershor. ”Në BE po na mbyllin derën një e nga një shtetet anëtare dhe për këtë përgjegjës është Edi Rama. Po ai nuk mund ta ndalë zemërimin dhe revoltën qytetare”.
Në një reagim për një status të ish-kryeministrit Berisha, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e quajti tentativë kriminale për të mashtruar shqiptarët se një badigard i kreut të qeverisë kishte mbetur viktimë në këtë protestë. Të ndaluarit pritet të dalin në seancë ndoshta ditën e dielë.
KOHA JONË SONDAZH

