Zyrtarët e lartë amerikanë takohen edhe me ministren Spiropali: Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA

Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore dhe Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve (CARE) u takuan sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Elisa Spiropali.

Në bisedë u theksua partneriteti i fortë strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Elisa Spiropali shprehet se Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e partneriteti strategjik me SHBA.

Delegacioni diskutoi gjithashtu mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund te forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes. George përcolli mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin, për mikpritjen e jashtëtakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit.

Statusi i plotë

Me Kryeministrin Rama mirëpritëm sot shefen e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, znj. Suzy George, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Konsullore, znj. Rena Bitter, koordinatoren mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve, znj. Mara Tekach.

Në këtë 111 vjetor të Pavarësisë, Shqipëria mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, si dëshmi e progresit në rrugën tonë euroatlantike, po aq edhe e fillit të pashkëputur të miqësisë që lidh dy vendet dhe popujt tanë.

SHKARKO APP