Zyrtarët e lartë në lupën e SPAK-ut
Këtë të mërkurë u mblodh Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, për të folur për “Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021”.
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja tha se 80% e rasteve që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë në dorë, nuk janë në dijeni se po hetohen. Pra duke nënkuptuar se në lupën e prokurorëve janë edhe zyrtarët e lartë.
Po ashtu Kraja nuk u përgjigj nëse kanë nisur hetime për Sali Berishën dhe Ilir Metën duke thënë se ia ndalon ligji të flasë. Për këtë u pyet nga Taulant Balla dhe Kraja i kujtoi se ligjin që vetë socialistët kanë votuar tregon se nuk mund të flasë për çështjet në hetim.
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ngriti pyetje se çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës dhe shtoi se Ministri i Drejtësisë ka votuar 7 ligje nga 9 që lidhen me kapjen e shtetit. Për këtë, Manja iu përgjigj me tone ironie duke i thënë se i vjen mirë që monitoron seancat e dosjes 184. Përmendi edhe zgjedhjet e 6 marsit duke thënë se i mbeti merak që nuk i solli një tufë lule pas fitores.