Zyrtarët e SHBA-së: Jemi afër pikut

SHBA-ja është bërë vendi i parë në botë sa i takon numrit të të prekurëve dhe të viktimave nga Covid-19 por në fund të tunelit dhe të luftës së madhe, ka pak shpresë. Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA janë afër pikut të pandemisë së Covid-19 por ekspertë të tjerë thonë se pa një vaksinë ose një kurë të efektshme, rihapja plotësisht e ekonomisë mund të zgjasë më shumë nga sa do të dëshironte administrata e Presidentit Donald Trump.

”Modelet tregojnë se jemi shumë afër pikut. Prandaj mendoj se informacioni është i saktë,” tha Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn për programin “This Week” të ”ABC”. Presidenti Donald Trump ka këmbëngulur që vendi të hapet sa më shpejt, madje duke sugjeruar në një rast se Pashkët mund të ishin momenti për ta bërë këtë. Profesionistët e mjekësisë thanë më pas se rihapja do të ishte e pamundur para fillimit të majit, duke paralajmëruar se infeksionet mund të rigjallërohen nëse hiqen kufizimet.

Eksperti amerikan Zeke Emanuel tha për ”ABC News”, se nuk parashikon që jeta t’i kthehet plotësisht normalitetit edhe për 18 muaj të tjerë. ”Kushdo që ju thotë se do të kemi një vaksinë për tre ose katër muaj, ky nuk është realiteti se si funksionon biologjia dhe kërkimi shkencor”. Megjithëse disa modele parashikojnë që e diela të shënojë pikun e sëmundjes, kurba e zbritjes nënkupton shumë javë të tjera gjatë të cilave njerëzit në të gjithë vendin duhet të tregojnë kujdes. /VOA/

SHKARKO APP