Zyrtari i lartë shqiptar humbi jetën në aksident, zbardhen detaje të reja

Ditën e djeshme humbi jetën në një aksident Ervin Dervina. Ai ka qenë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Si pasojë e aksidentit të rëndë humbi jetën edhe bashkëshortja e tij, një shtetase rumune ku identiteti i saj ende nuk është bërë me dije.

Sot kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik. Makina e zyrtarit shqiptar u përplas nga një kamion. Makinën e drejtonte bashkëshortja e tij, e cila ditën e djeshme kishte festuar edhe ditëlindjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti po kthehej nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht, ku udhëtonin me makina të tjera diplomatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja e oficerit të policisë ndodhet në qytetin e Elbasanit. Ata  kanë hapur dyert e mortit në banesën e tyre.Policia është duke hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 41-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij rumune.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?