Zyrtari i NATO-s: “Tensionet në veri të Kosovës rrezik për dhunë”

Zyrtari i NATO-s: Retorika politike mund të nxisë një skenar të ngjashëm me atë të Banjskës.
Tensionet në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një skenar të ngjashëm me atë të Banjskës. Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp në Prishtinë komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan Stuart B. Munsch.
“Ekziston shqetësimi se retorika e nxehtë politike mund të frymëzojë disa forca joqeveritare të kryejnë dhunë si ajo që ndodhi vitin e kaluar. Nuk do të thosha se përfundimisht po vjen konflikti, mendoj se ka një rrezik të vazhdueshëm”.
Më 24 Shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërkaq pjesa tjetër e grupit kishte ikur në drejtim të Serbisë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.
Klan News

SHKARKO APP