Zyrtari i OSBE, në Shqipëri mbështeti “Antishpifjen”, në Maqedoninë e Veriut thotë që mediat online të vetërregullohen!

Harlem Desir, Përfaqësues i Lirisë së Medias në OSBE

Parlamenti shqiptar votoi dje me shumicë votash paketën anti-shpifje, një ligj i propozuar nga qeveria, që sipas saj ka si synim rregullimin e mediave audio-vizive dhe online.

Paketa u kundërshtua gjatë nga përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, Harlem Desir dhe më pas u mbështet prej tij duke thënë se nuk cenohet liria e fjalës së lirë. Por Desir, pak orë pasi Kuvendi miratoi ligjin që është kundërshtuar nga të gjitha organizatat mediatike dhe kominitetii gazetarëve, ka reaguar sërish.

Këtë herë përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, ka mbështetur pa kushte vetë-rrregullimin në Maqedoninë e Veriut, duke harruar se pak orë më parë ishte pro rregullimit me ligj të mediave online dhe jo vetëm në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas zyrës së OSBE në Vienë, “Désir shprehu mbështetjen e tij për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u njoftua sot nga Këshilli i Etikës së Medias së bashku me Shoqatën e Gazetarët e Maqedonisë dhe Dhoma Ekonomike”. “Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave”, tha Désir.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?