Zyrtari italian: Politikanët tanë blejnë diploma në Shqipëri

 

Kreu i Antikorrupsionit në Itali, Raffaele Cantone ka mbajtur një fjalim ditën e djeshme në Universitetin e Firences ku ka folur për korrupsionin gjerë e gjatë.

Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe Shqipërinë. Ku sipas tij, ka politikanë dhe deputetë italianë që kanë marrë diploma me para në universitetet shqiptare.

Cantone thotë gjithashtu se janë këta njerëz që e mbajnë peng Italinë dhe që induktojnë korrupsion në sistemin e saj.

“Kemi parë parlamentarë që tundin diplomat e blera në Shqipëri. Këta janë po të njëjtët që kanë investuar për korrupsionin dhe ne e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ata e kanë vendin në burg”, është shprehur Cantone.

SHKARKO APP