Zyrtarja e bashkisë së Lushnjes në ”arrest shtëpie”, Simoni: Martohem në fund të korrikut
Në mesin e të arrestuarve në Bashkinë e Lushnjes, është edhe një zonjushë. ”Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ”arrestit të shtëpisë””. Kjo ka qenë kërkesa e Ani Simonit, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.
Ajo ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.
Pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë. Simoni është zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës dhe akuzohet për ”shkelje së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim”.
KOHA JONË SONDAZH

