Akuzohet për vrasjen e të dashurës, burri tentoi të shiste makinën bashkë me trupin e pajetë

Një ngjarje makabër është regjistruar në SHBA. Trupi i 44-vjeçares Pamela Paz, ishte hedhur në një parking në periferi të Nashville, Tennessee një ditë pasi i dyshuari i vrasjes Robert Johnson kishte tentuar të shiste makinën e saj.

Shkaku i vdekjes së Pamela sipas raportimeve ishte mbytja. I dashuri i saj 31-vjeçari Robert Miquel Johnson është identifikuar si i dyshuar. Teksa hetimet vijonin, një dëshmitar informoi autoritetet se pak para gjetjes së trupit të Pamelas, “Johnson kishte tentuar të shiste makinën e saj Dodge Charger me viktimën të vdekur në sediljen e pasme”.

Vajza 18 vjeçare e Pamelas, Kendall Smith, tha për mediat se nëna e saj do të kishte luftuar “si egërsirë” për të shpëtuar nga vrasësi. Ajo shtonte se edhe para raportimit të vdekjes, e dinte se diçka nuk shkonte.

SHKARKO APP