Home Bota Alexei Navaln...

Alexei Navalny v*iq në burg, gruaja merr frenat: U he*mua nga Putini! Do të nxjerr emrat e personave të përfshirë

85
0

Alexei Navalny, rivali kryesor i Vladimir Putinit në Rusi u helmua me kimikatin Novichok. Këtë thotë gruaja e tij, Yulia Navalnaya, e cila ka postuar një video në rrjetin social të bashkëshortit të ndjerë, ku thotë se do të marrë në dorë misionin e bashkëshortit që Putin e vrau në burg.

”Përshëndetje, unë jam Julia Navalnaya. Dikush tjetër duhet të ishte në vendin tim, por ai u vra nga Vladimir Putin. Diku në një burg në Rrethin Arktik, Putini jo vetëm që vrau Alexei Navalny si person, ai donte të vriste shpresën tonë, lirinë, të ardhmen tonë”.

Ajo akuzoi Rusinë se fsheh trupin e burrit të saj sepse sipas saj, ajo që Moska pret është që gjurmët e novichok të zhduken nga trupi i tij. Në video e veja e Navalny zotohet gjithashtu se do të bëjë publike emrat e personave të përfshirë në vdekjen e bashkëshortit të saj dhe arsyen pse ai dha frymën e fundit në “burgun e ujkut”.

“Unë nuk kam frikë, mos ki as ti. Ju ftoj të qëndroni pranë meje, të mos ndajmë vetëm trishtimin dhe dhimbjen që na ka përqafuar. Ju ftoj të ndani tërbimin dhe urrejtjen për ata që guxuan të vrasin të ardhmen tonë. Unë ju flas me fjalët e Alekseit, të cilat i besoj vërtet. Nuk ka turp të bësh pak ose aspak, të lejosh që të të trembin. Ajo që na duhet është një Rusi e lirë, paqësore dhe e lumtur. Rusia e mrekullueshme e së ardhmes që burri im ëndërronte. Kjo është ajo që na duhet”, tha gruaja e Navalny.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit