Amnistia fiskale, Caslli tregon arsyet pse do të dështojë

Eksperti i ekonomisë, Maksim Caslli thotë se nisma e qeverisë për amnistinë fiskale është e sigurt që do të dështojë, pasi nuk ka mbështetjen e asnjë prej vendeve partnere të Shqipërisë, gjë kjo që u pa dhe në raportin e fundit të Komisionit Europian. Për të objektivi i qeverisë për të siguruar më shumë para është i saktë, por rruga e ndjekur është e gabuar.

”Qëllimi i qeverisë është të mbledhë 2 mld euro, ndërsa shqetësimi i BE është që kjo do përdoret për pastrimin e parave të pista. Mendoj që objektivi i kësaj lëvizje është i saktë, por rruga e ndjekur e gabuar dhe kundërshtimet nga partnerët tregojnë se është e dështuar dhe se nuk do të vazhdojë.

Mënyra për të mos pasur në krah opozitën dhe partnerët është e dështuar. Qeveria thotë që është për emigrantët. Por nëse emigrantët bëjnë 2 milionë euro tregon që qenkan shumë të suksesshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?