Home Aktualitet Analisti Mura...

Analisti Murati: Absurde nëse Berisha i lë partinë Argitës, s’ka karrierë politike

71
0

Analisti Erl Murati thotë se do të ishte absurde nëse Sali Berisha do t’i linte partinë Argita Berishës, vajzës së tij. Ai thotë se ajo nuk ka karrierë politike për ta merituar atë vend, aq sa mund të kenë të tjera figura në PD që kanë kontribuuar për vite me radhë.

“Nuk ka asgjë negative që një anëtare e PD e vjetër si Argita të mbajë fjalim në Kuvend, do ishte e pakuptueshme, absurde dhe paradoks që Berisha të vendoste ti lindte PD, ta bënte pjesë të trashëgimisë biologjike.

Jemi në demokraci, dhe funksionon vota dhe karriera politike. Me gjithë respektin për Argita Malltezin si pedagoge, ajo s’ka të njëjtën karriere politike siç kanë mjaft figura të tjera brenda PD. Nuk besoj që marrëzia do arrijë deri në këtë pikë që ta trashëgojë brenda familjes, por nëse do e bëjë do ishte lëvizje e dëshpëruar”, tha Murati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit