Home Bota Angela Merkel...

Angela Merkel kombinon vaksinat anti-covid

8
0

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka zgjedhur vaksinën Moderna-n si dozë të dytë të vaksinës anti-covid, ndërsa dozën e parë ishte e kompanisë AstraZeneca. Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi se liderja 66-vjeçarja u vaksinua disa ditë më parë. Ndërsa dozën e parë e ka marrë në muajin prill.

“Jam e lumtur që sot kam marrë vaksinën e parë AstraZeneca. Dua të falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë në fushatën e vaksinimit si dhe të gjithë të vaksinuarit. Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer këtë pandemi”, u shpreh Merkel.

Ekspertët besojnë se kombinimi i vaksinave të Covid-19 mund të jetë një ide e mirë, por është shumë herët të thuhet me siguri. Në mars, Gjermania, së bashku me vendet e tjera europiane, ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca pasi u raportuan një numër rastesh të mpiksjes së gjakut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit